Zyrtare: Steven Gerrard trajneri i vitit

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard ka fituar çmimin si ‘Trajneri i Vitit’ në Skoci.

Legjenda e futbollit anglez fitoi këtë çmim me merit, pasi arriti ta shpallte kampion klubin e Rangersit pas 10 viteve.

Me Rangers, këtë sezon Gerrard bëri 55 ndeshje, shënoi 43 fitore – barazoi 10 herë dhe pësoi vetëm dy humbje.

Ai arriti ta fitonte titullin e Premierligës skoceze me 23 pikë dallim nga vendi i dytë, rivali Celtic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme