Zyrtare: Theo Walcott nënshkruan kontratë dyvjeçare me Southampton

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Theo Walcott ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Southampton, pas huazimit njëvjeqar nga Everton.

Pas nëshkrimit, ai deklaroi se është i lumtur për këtë transferim.

“Nuk jam i sigurt që mund të shpreh siç duhet se sa i lumtur jam për këtë,” tha Walcott, i cili ka 47 ndeshje me Anglinë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Unë do të doja të them një falënderim të madh për klubin, për shokët e mi të skuadrës dhe tifozët që më bënë të ndihem kaq i mirëpritur përsëri këtu”.

Ai gjithashtu falënderoi stafin dhe lojtarët në Everton për mbështetjen që i kanë dhënë sa ishte aty.

“Unë gjithashtu do të doja t’u them faleminderit të gjithëve në Everton, të cilët kanë qenë aq të mirë me mua gjatë gjithë kohës sime me klubin dhe ju uroj atyre suksese në të ardhmen.”

Transferimi i Walcott ka kushtuar zero për shkak se ishte në skadim të kontratës. Ndryshe anglezi në këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 3 në 24 ndeshje me Southampton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme