Zyrtare: UEFA merr vendim të ri për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka marrë vendim të ri për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.

Shtëpia e futbollit evropian ka mbajtur një takim ku u vendosë rreth finales së të dy garave.

E gjitha bota është prekur nga pandemia e coronavirusit. Një gjë e tillë ka bërë që të gjitha kampionatet të suspendohen.

UEFA pasi vendosi të shtynte Euro 2020 ,sot ka mbajtur një tjetër takim për të vendosur fatet e Ligës së Kampionëve, atë të Evropës.

Në takimin e zhvilluar dhe të bërë publik në faqen zyrtare, UEFA njofton se ka vendosur të pezullojë datën e zhvillimeve të këtyre tri finaleve.

Datat do të përcaktohen në një takim të dytë pasi gjendja në Evropë të jetë stabilizuar nga coronavirusi e më pas do të vendoset zyrtarisht se kur do të luhen. 

Të ngjashme