Zyrtare, Veseli në Serie A

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 16:26 | Nga

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka kaluar zyrtarisht të ekipi i Empolit në Serie A.

Veseli ka nënshkruar me klubin e tij të ri një kontratë 2 vjeçare. Në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve është përfshirë edhe klauzola për zgjatjen e kontratës aktuale edhe me 2 vite të tjera.

Pas një sezoni si protagonist në radhët e skuadrës së Luganos në Superligën zvicerane, Frederik Veseli bën një hap të madh përpara në karrierën e tij. Mbrojtësi i rritur si futbollist në akademinë e Manchester City-it u transferua te Empoli me parametër zero pasi në fund të muajit Korrik, Veseli vendosi të mos rinvonte kontratën e tij me Luganon duke u larguar nga ky klub si futbollist i lirë.

Mbrojtësi i përfaqësues kuqezi është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Giovanni Martusciello pasi dëshiron të jetë gati për takimin e javës së parë të Serisë A, me Empolin që do të ketë përballë në stadiumin Carlo Castelani, Sampdorian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme