Zyrtare: Xavi refuzon Barcelonën, nënshkruan me këtë skuadër

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht raportimeve të shumta që e lidhnin Xavin me Barcelonën, spanjolli ka vendosur që ta zgjasë kontratën me Al-Sadd.


Që nga koha kur u shkarkua Ernesto Valverde, ish mesfushori lidhej me postin e kryetrajnerit te Barcelona.

Madje, së fundmi u raportua se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe nga sezoni i ardhshëm të jetë trajner i tyre.

Mirëpo, kjo nuk pritet të ndodh së paku jo edhe për një vit. Klubi arab, Al-Sadd, ka njoftuar se Xavi ka rinovuar kontratën edhe për sezonin 2020/21.

Të ngjashme