Zhegrova kthehet te Genku

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ylli kosovar, Edon Zhegrova është rikthyer në elitën e futbollit belg.

Genku ka konfirmuar se Zhegrova është kthyer në skuadër pas huazimit te Baseli, transmetonKOHA.

“Një fytyrë e re te ekipi i Genkut, apo më mirë: një fytyrë familjare është kthyer. Edon Zhegrova është rikthyer te Genku pas një viti e gjysmë në huazim te Baseli”, thuhet në njoftimin e Genkut.

Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2021 me klubin belg.

Zhegrova është duke vazhduar me rikuperimin e tij nga lëndimi, dhe po vazhdon me stërvitjet individuale.

Të ngjashme