Zyrtarisht nuk do të ketë tifozë në “Allianz Arena” për derbin mes Bayernit dhe Barcelonës

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka marrë një lajm motivues përpara ndeshjes së saj në Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun.

Blaugranët tashmë kanë vëmendjen në udhëtimin e tyre në Mynih, në takimin që zhvillohet pak më shumë se një javë nga tani.

Barça hyn në lojë me me tentimin për të fituar, por edhe duke shikuar edhe nga dueli mes Benficas kundër Dynamo Kyiv në rrethin e fundit të fazës së grupeve.

Në përballjen në shtëpi me Bayernin , Barça u mposht 3-0, dhe ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, duke përfshirë edhe trajnerin kryesor, katalunasit e dinë se kanë një ndeshje të vështirë në duart e tyre për të marrë një rezultat pozitiv në Mynih.

Megjithatë, ata mund të kenë marrë ndihmë të vogël pët këtë derbi.

Mëngjesin e sotëm, u konfirmua nga kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, se nuk do të ketë tifozë në stadiume për javët e ardhshme shkaku i variantit të ri të coronavirusit, Omicron.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë tifozë të Bayernit – ose në të vërtetë të Barçës – për ndeshjen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, dhe në teori, kjo duhet t’i bëjë gjërat të paktën pak më të lehta për lojtarët e Xavi Hernandez.

Të ngjashme