Zyrtarisht Vokrri i hyn garës, dorëzon në FFK nënshkrimet e mbledhura

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Gramoz Vokrri ka deponuar sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nënshkrimet e mbledhura për të kandiduar për postin e të parit të FFK-së.

Vokrri, kishte paralajmëruar dje se do të depononte sot nënshkrimet e mbledhura nga delegatët e ekipeve për t’ia mundësuar kandidimin.

Në garë me Vokrri qëndron edhe kryetar aktual i FFK-së, Agim Ademi.

Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve është dita e enjte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme