Zyrtarizimi i Shaqirit te Chicago Fire vetëm çështje e dokumentacionit për në SHBA

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se zyrtarizimi i Xherdan Shaqirit te Chicago Fire është vetëm çështje e kompletimit të dokumentacionit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshje personale me klubin nga MLS (siç është thënë duke u bërë lojtari më i paguar në këtë ligë), ndërsa edhe Lyoni ka arritur marrëveshje me klubin amerikan për transferimin.

“Pas shkuarjes së Douglas Costa te LA Galaxy dhe Thiago Almada te Atlanta Utd, edhe Xherdan Shaqiri do të konfirmohet si një nga top transferimet e MLS”.

“Chicago Fire e ka kompletuar marrëveshjen e me Lyonin për shtatë milionë euro dhe gjithçka është çështje e dokumentacionit për në SHBA”.

“Shaqiri ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale me Chicagon”, ka shkruar në postimin e tij Romano.

Të ngjashme