Zytrare: Suning merr hua 275 milionë euro nga Oaktree Capital për Interin

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Suning ka arritur të marr huazim 275 milionë euro nga Oaktree Capital për Interin, që do të paguhen për tre vjet.

Bloomberg raportoi dje se një marrëveshje ishte në prag të përfundimit dhe kjo ëhstë zyrtarizuar sot.

Bloomberg shkroi se Oaktree kishte blerë 30 për qind të aksioneve të klubit, por nuk duket se kjo të ketë ndodhur.

Në vend të kësaj, është dhënë një hua në vlerë 275 milionë euro me aksionet e Suning prej 68.55 për qind që mbetësin ashtu siç janë, por mund të merren nëse ata nuk do të vazhdojnë të kryejnë pagesat.

Inter ka lëshuar ​​një deklaratë për media përmes agjencisë së lajmeve ANSA.

“Duke ndjekur procesin e kujdesit të duhur me një vizion të përbashkët afatgjatë për projektin, sot u finalizua një operacion financimi i bazuar në aksione me fonde nga Oaktree Capital Management LP”.

“Me këtë financim, aksionarët do të vazhdojnë të mbështesin FC Internazionale Milano, me synimin për të kapërcyer vështirësitë dhe mundësitë e humbura gjatë periudhës COVID”, thuhet në njoftim.

Sipas Calcio e Finanza, Suning do të marrë 275 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme