Stavileci: Fondi garantues do t’iu japë përparësi grave

| 27 Qer 2016 | 19:11 | Nga

Fondi garantues për ndërmarrje të vogla do t’iu japë përparësi grave të cilat aplikojnë me projekte konkrete. Kështu ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një tryeze sot në Ferizaj me temën “Ndërmarrësia dhe Zhvillimi Ekonomik Regjional”.

Në tryezën që është organizuar nga Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës, të Ferizaj, Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, ministri Stavileci, ndër të tjera foli rreth fushave për zhvillim, sidomos për ato fusha që ndihmojnë punësimin.

“Fusha e IT-së është e ardhmja e këtij vendi, veçanërisht për gratë e që janë të rëndësishme për hapjen e vendeve të punës”, theksoi Stavileci, i cili po ashtu i takon PDK-së.

Kreu i MZhE-së theksoi mbështetjen e kësaj ministrie për gratë në biznese. “Iniciativat e mira do t’i shndërrojmë në platforma zhvillimore për shtetin”, u zotua Stavilevci.

Në tryezë merrnin pjesë dhe kryetarja e Gruas Demokratike, Justina Shiroka Pula, si dhe deputetët e kësaj ane, Mexhide Mjaku-Topalli, Elmi Reçica e Agim Aliu.

Tryezën e hapi kryetarja e Degës së PDK-së në Ferizaj, Hanife Salihu, e cila falënderoi pjesëmarrësit në tryezë, për mbështetjen që i dhanë këtij diskutimi.

Shiroka-Pula, në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në strukturën biznesore në Kosovë.

auto_gd_11467047386

“Rruga më e përshtatshme për ngritjen e mirëqenies është zhvillimi i bizneseve, Në Kosovë janë 140 biznese dhe 13 për qind prej tyre i drejtojnë gratë. Gruaja në këtë mënyrë do të rrisë mirëqenie e vet personale dhe të familjes, do të jetë më e avancuar dhe pjesë e proceseve të rëndësishme”, theksoi ajo.

Duke folur rreth problemeve me të cilat ballafaqohet gruaja sot, kryetarja Pula ka theksuar se gruaja deri më sot ka pasur zhvillim gradual, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të kaluar barrierat e ndryshme, për zhvillim më të madh të gruas dhe pjesëmarrjes së saj në biznese.

Deputetja Mjaku-Topalli foli për domosdoshmërinë e ngritjes së fuqisë punëtore të femrave, qoftë në rritjen e pjesëmarrjes së saj në biznese, apo edhe punësimit në sektorin publik.

Në anën tjetër,diskutueset e këtij takimi folën për mungesë të përkrahjes konkrete të gruas në realizim të projekteve zhvillimore dhe kërkuan mbështetje nga ministri Stavileci, veçanërisht rreth atyre projekteve ku punësohen gratë me aftësi të veçanta.

Panelistët iu përgjigjen pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve në këtë tryezë dhe bashkëbiseduan me to.

Të ngjashme