Të mërkuren nënshkruhet Memorandumi për Zgjedhjet nga KQZ-ja, Prokuroria e Policia

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Institucionet kryesore që merren me zgjedhjet qysh tani kanë filluar të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme.

Drejtuesit e këtyre institucionet, Valdete Daka (KQZ), Aleksandër Lumezi (PSh), Rashit Qalaj (PK), Skënder Çoçaj (KGjK), Gyltene Sylejmani (PZAP) do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe do të mbahet të mërkurën në orën 10:00, në Swiss Diamond, Prishtinë.

Qëllimi i këtij Memorandumi është ngritja e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional në mes të KQZ-së, PK-së, PSh-së, PZAP-it, KGjK-së dhe KPM-së për parandalimin e shkeljeve ligjore si dhe hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të rasteve që bien ndesh me ligjet, rregullat zgjedhore apo veprat penale kundër të drejtave të votimit në të gjitha fazat e procesit zgedhor.



Të ngjashme