​Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro dëmshpërblim klientëve të tij në gjermani

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro klientëve të tij gjermanë, si reagim ndaj padisë më të madhe gjermane në lidhje me skandalin e trukimit të motorëve me naftë, edhe pse negociatat me shoqatën e paditësve kanë dështuar, tani për tani.

Procedura, që ka mbledhur më shumë se 400 mijë persona, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për veturat e tyre të pajisura me motorë të trukuar nafte, filloi në fund të shtatorit.

Kompania e automjeteve akuzohet se ka dëmtuar me dashje klientët e saj, duke instaluar programe kompjuterike pa dijeninë e tyre, duke e bërë automjetin të duket më pak ndotës, nga sa është në të vërtetë.

“Shoqata e konsumatorëve VZBV dhe gjiganti i veturave arritën një marrëveshje për një rezolutë miqësore, që arrin në gati 830 milionë euro në total”, tha një zëdhënës.

Sidoqoftë, kjo zgjidhje dështoi për shkak të pretendimeve të tepruara në lidhje me tarifat e avokatëve të VZBV-së, sipas po të njëjtit zëdhënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme