10 vjet iPhone, një dekadë revolucion

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 14:42 | Nga

Apple iPhone mbushi 10 vite duke na kujtuar fillimin e vështirë të saj, një pikënisje e një revolucioni të tërë në botën e telefonave inteligjentë.

Janë shitur mbi 1 miliard iPhone që nga 29 Qershor i 2007-ës, dita kur ky telefon nuk kishte shumë prej risive që sot i përdorim.

Pas shitjeve të dobëta, Apple uli çmimin e telefonit gjatë sezonit të pushimeve të atij viti. “Modeli i biznesit për iPhone e parë ishte një dështim,” tha Tony Fadell, një prej krijuesve të telefonit. “Mësuam dhe u përmirësuam në vitin e dytë.”

Koncepti i iPhone ishte një surprizë për shumë prodhues të Apple një dekadë më parë, një endërr e Steve Jobs, një iPod që ishte edhe telefon.

iPhone fitoi popullaritet në 2008-ën kur debutoi App Store dhe zhvilluesit mundeshin të krijonin dhe shpërndanin e aplikacione mobile, fitimi i të cilëve ndahej me Apple.

iPhone 8

Adhuruesit dhe investitorët kanë filluar të hedhin sytë drejt telefonit të ri i cili përkon me 10 vjetorin e pajisjes, iPhone 8-ës, i cili do të debutojë në Shtator.

Ky telefon pritet të ketë sensorë 3D, teknologjinë e realitetit të shtuar, ekrane të reja OLED, të cilët janë të lehtë dhe fleksibël shprehen analistët.

Ndërsa para një dekade iPhone erdhi në një treg të dominuar nga BlackBerry, sot konkurron me softuerin Android të Google, edhe shumica e telefonëve me këtë platformë prodhohen nga Samsung.

Edhe pse telefonët inteligjentë Android dominojnë për nga popullariteti, fitimi më i madh shkon për Apple nisur nga çmimi i kripur që kanë telefonët.

Më shumë se 2 miliard njerëz në mbarë botën përdorin një telefon inteligjent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme