25 mijë qytetarë e vizituan Prishtina International Autoshow 2019

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Nga data 2 deri më datën 5 maj rreth 25 mijë qytetarë e kanë vizituar panairin “Prishtina International Autoshow 2019”.

Në këtë panair modelet e tyre i ekspozuan 24 prodhues të automjeteve si:

Alfa Romeo, Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia, Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat, Toyota, dhe Volkswagen.

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar i Automjeteve të Reja (SHIAR) në përmbyllje të Autoshow  tha:

“Ky edicion që po e përmbyllim sonte i ka arritë dhe tejkalu pritjet tona si për nga numri i vizitorëve, poashtu edhe për nga shitjet e konfirmuara. Qëllimi i këtij panairi ishte njoftimi dhe senzibilizimi i qytetarëve për automjetet e reja dhe mund të themi se edhe në këtë aspekt ka rezultate shumë të mira”.

Ndërsa Zgjim Mita, anëtar i bordit dhe i këshillit punues u shpreh shumë i kënaqur me mbarëvajtjen.

“Gjithçka shkoi shumë mirë dhe me këtë rast deshiroj të falenderoj të gjitha palet pjesëmarrëse, si kompanitë importuese të autorizuara të automjeteve gjithashtu dhe partnerët që na ndihmuan në organizimin e këtij evenimenti. Mirëupafshim në edicionin e radhës pas dy vjetësh” përfundoi Mita.

Ndërkaq nga Kompania e Specializuar për organizimin e ngjarjeve Modus, thanë se u shpoagua i gjithë mundi për organizimin e këtij panairi.

“I gjithë angazhimi dhe përpjekja jonë u shpagua me suksesin shumë të madh të këtij edicioni. Ka qenë sfidë që të tejkalojmë edicionin e kaluar, por mund të themi pa modesti që ishte i një niveli shumë të lartë që tejkalon edhe ato panaire të ngjashme që mbahën në rajon. Ne vazhdimisht bëjmë përpjekje që të krijojmë standarde të reja të organizimit dhe mendoj që me Autoshow ështe arritë një gjë e tillë,”, njoftojnë organizatorët.

Të ngjashme