60 satelitë në një raketë për avancimin e planit gjigant të internetit

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Nju Jork, 16 maj – Plani i SpaceX për të siguruar akses në ”broadband” do të hedhë një hap të madh përpara, ndërkohë që firma e udhëhequr nga Elon Musk përgatitet të hedhë 60 satelitë të vegjël me një raketë të vetme, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

Hedhja ishte programuar fillimisht për të mërkurën në orën 10:30 të mbrëmjes në hapësirën kohore lindore nga Stacioni i Forcave Ajrore në Cape Canaveral në Florida, por u anulua për shkak të erërave të forta. SpaceX do të përpiqet ta nisë sot në mbrëmje në orën 22:30.

Pas nisjes, Hawthorne, SpaceX me bazë në Kaliforni planifikon të ulë përforcuesin e fazës së parë të raketës në një platformë lundruese në oqeanin Atlantik.

Të 60 satelitët, që peshojnë rreth 220 kilogramë secili, pritet të nisin fazën e dytë të raketës rreth një orë pas nisjes, kur të arrijnë lartësinë 440 kilometra. Satelitët më pas do të lëvizin vetë drejt destinacionit final, atë drejt lartësisë rreth 540 kilometra.

‘’Satelitët së bashku peshojnë rreth 18,5 ton, duke u bërë kështu pesha më e rëndë që raketa Falcon 9 apo Falcon Heavy ka mbajtur’’, deklaroi Musk të mërkurën gjatë një njoftimi me reporterët para hedhjes.

Të ngjashme