7 ndërmarrës të fuqishëm që duhet ndjekur në Instagram

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 14:41 | Nga

A po ndiheni të mërzitur ndonjëherë? A keni nevojë për pak inspirim? Drejtimi i biznesit tuaj mund të dojë shumë punë, por këta yje inspirues e bëjnë të duket shumë e lehtë.

Qartësia është gjithmonë një ide e mirë, por nganjëherë është e vështirë të ndjeni pasion për biznesin tuaj, veçanërisht kur ndiheni të ngecur. Kur nuk mund t’a përballoni një trajner biznesi ose keni nevojë për inspirim, llogarisni në këta njerëz të cilët ju mbushin me pozitivitet.

Çdo llogari është në pronësi nga një ndërmarrës lulëzues i cili e ka për mision të bëjë jetën tuaj më të mirë. Çdo postim ka për dedikim që të jeni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më në paqe me jetën, biznesin dhe veten tuaj.

  1. Idil Ahmed (@idillionaire)

Idil Ahmed është një ndërmarrëse me pasion të veçantë për shkencën dhe vetëdijen ndërkombëtare. Postimet e saj janë të mbushura me thënie provokuese dhe mendime të cilat ju ndryshojnë jetën, të gjitha të dizajnuara që të radhisin të vërtetat dhe drejtimin në jetë.

  1. Lewis Howes (@lewishowes)

Lewis Howes, ish futbollisti profesionist, autor me shitjet më të mira në New York Times dhe themeluesi i School of Greantess ka shndërruar jetën e tij në mesazh. Llogaria e tij e Instagram është e mbushur me mesazhe motivuese dhe fotografi prapa skenës të ditës së performuesve më të famshëm të botës.

  1. Shannon Kaiser (@shannonkaiserwrites)

Kjo llogari është përplot me thënie inspiruese nga trajnuesja ndërkombëtare e ndërmarrësve dhe autorja me shitjet më të mira Shannon Kaiser. E gjithë përmbajtja ka për qëllim të bëni maksimumin në jetën tuaj.

  1. LeAnn Rimes Cibrian (@leannrimes)

Më së shumti e njohur si këngëtare, LeAnn Rimes është gjithashtu një ndërmarrëse. Ajo ka për mision të inspirojë dhe të ngrisë të tjerët me thëniet e saj pozitive dhe përplot njohuri. Përpjekja e saj më e re është blogu pozitiv, ‘’Soul of EverLe’’.

  1. Mark Groves (@createthelove)

Mark Groves është specialist i lidhjeve njerëzore dhe mësues i marrëdhënieve. Ai ndihmon njerëzit të ndjejnë më shumë hare në jetën e tyre të dashurisë. Si ndërmarrës ne nganjëherë e dimë se marrëdhëniet mund të jenë gjërat e para që rrëshqasin, e cila është arsyeja se pse inspirimet ditore të Groves janë të rëndësishme.

  1. Alyssa Ramos (@mylifesatravelmovie)

Udhëtare me orar të plotë dhe influencuese nga Shtetet e Bashkuara, Alyssa Ramos ka jetuar me stilin e saj të bagazhit. Një shtegtuese digjitale dhe blogere e udhëtimit, ajo përdor profilin e saj për të na inspiruar të gjithëve të punojmë më shumë që të luajmë me botën dhe të festojmë punën tonë nga çdo vend.

  1. Marie Forleo (@marieforleo)

Folëse, ndërmarrëse dhe themeluese e programit trajnues të biznesit online B-School, MarieFroleo poston përmbajtje të cilat ju inspirojnë të ndërmerrni veprime. Marie është lavdëruar nga udhëheqës të suksesshëm duke përfshirë Oprah, Richard Branson dhe Tony Robbins, dhe ajo shpesh ndan këshillat e saj në  faqen e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme