Acer prezanton monitorët e rinj Nitro XV3 me mbështetje për G-Sync

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Gjatë panairit IFA 2019, Acer prezantoi serinë e re të monitorëve për gaming. Monitorët Nitro XV3 Series përbëhen nga katër modele, të gjitha të karakterizuara me rifreskim të shpejtë dhe mbështetje për Nvidia G-Sync. Seria e re vjen gjithashtu në opsionet 1440p dhe 1080p.

Linja Nitro XV3 përbëhet nga dy modele prej 27-inçësh dhe dy modele prej 24.5 inçësh. Të dy modelet, të cilat padyshim që do ta tërheqin vëmendjen e shumë shfrytëzuesve, janë Nitro XV273 X dhe Nitro XV253Q X, të cilët kanë rifreskim prej 240Hz, shkruan KOHA Ditore. Modeli 24.5 inçësh Nitro XV253Q P ka rifreskim prej 144Hz, ndërsa ai 27-inçësh XV273U S ka rifreskim prej 265Hz.

Image

Linja e monitorëve Nitro XV3 Series përbëhet nga:

Acer Nitro XV273U S: 27-inç, rezolucion WQHD, rifreskim prej 165Hz;

Acer Nitro XV273 X: 27-inç, Full HD, rifreskim prej 240Hz;

Acer Nitro XV253Q X: 24,5 inç, Full HD, rifreskim prej 240Hz;

Acer Nitro XV253Q P: 24,5 inç, Full HD, rifreskim prej 144Hz;

Të gjithë monitorët janë kompatibil me teknologjinë Nvidia G-Sync, ndërsa përveç kësaj, modeli Nitro XV273X ka edhe çertifikim DisplayHDR 400.

Monitorët Acer Nitro XV3 Series do të gjenden në treg nga shtatori 2019 deri në janar 2020, ndërsa çmimet do të variojnë nga tregu në treg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme