Acer sjell monitorin 49-inçësh FreeSync 2 HDR

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Acer e ka prezantuar zyrtarisht monitorin e vet më të ri FreeSync 2 HDR, me mbështetje për pothuajse çdo gjë që mund të dëshirojë përdoruesi – nga norma e lartë e rifreskimit e deri tek mbështetjet Adaptive-Sync dhe HDR. Acer EI491CR Pbmiiipx është një monitor 49 inçësh me rezolucion 3840 x 1080p, i cili i mbështet si FreeSync 2 ashtu edhe VESA DisplayHDR 400, përcjell Overclock3D.

FreeSync 2 HDR mbështetet me normë rifreskimi prej 120Hz nëpërmjet HDMI 2.0 dhe DisplayPort 1.2, edhe pse është i mundur edhe rifreskimi prej 144Hz kur përdoret mode- për overclockimin e ekranit. Acer gjithashtu radhit një gamë të ndryshueshme të rifreskimit prej 48-120Hz, gjë që mund të zgjerohet në 48-144Hz në modin overclocking.

Kur është fjala për ngjyrat, monitori e ofron një mbulueshmëri prej 90% të DCI-P3, së bashku me kontrast të lartë dhe displej input të latencës së ulët. Ekrani e ka një panel 8-bitësh VA dhe ofron mbështetje për 400 nite të ndriçimit, duke sugjeruar që monitori ka shumë gjasa t’i mbështesë specifikimet e DisplayHDR 400, shkruan KOHA Ditore.

Acer EI491CR Pbmiiipx është listuar me një çmim prej 1200 dollarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme