Aksidenton një veturë, shoferi fajëson qentë endacak (Foto)

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ngjanë sikur ndonjë skenë nga filmat komedi, por në fakt gjithçka është e vërtetë

Të shohësh një Subaru Outback, që ka hipur mbi një pjesë të Tesla Model S, nuk është diçka që shihet për çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Ja që ishte pikërisht kjo skenë që u pa në një lagje të pasur në Beverly Hills të Kalifornisë. Sipas shoferit që ishte duke e vozitur veturën, gjithçka ndodhi për faj të qenve endacak.

“Nuk dihet saktësisht si ndodhi, por drejtuesi i makinës, ishte duke shmangur përplasjen e disa qenve apo ndonjë dhelpre. Dihet se asnjë kafshe nuk ka mbetur e lënduar” thuhet në raportin policor.

Pos dëmeve materiale dhe pamjeve që janë bërë virale, në ngjarje nuk ka mbetur asnjë i lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme