Alibaba ka krijuar 30 milionë vende pune në Kinë

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 19:21 | Nga

CEO dhe përgjegjësi ekzekutiv i kompanisë “Alibaba”, Jack Ma, në muajin janar i bëri një premtim presidentit amerikan Donald Trump, se do të krijonte 1 milionë vende pune në SHBA brenda 5 vitesh.

Jack Ma dha informacion më të detajuar rreth premtimit të tij në Gateway ’17. “Ne vazhdimisht kemi krijuar vende të reja pune gjatë 18 viteve të fundit”, u shpreh i entuziazmuar Ma, gjatë seancës mediatike Q&A, në konferencën e zhvilluar ditën e Martë.

Ma solli në kujtesë guvernatorin paraardhës të Kalifornisë Arnold Schwarzenegger, i cili shërbeu për dy mandate nga 2003 në 2011, i cili e falenderonte Jack-un dhe Alibaba-ën për krijimin e 20.000 vendeve të punës në Kaliforni. “Tashmë ne kemi shumë eksperiencë dhe mund të bëjmë akoma më mirë.” tha Ma.

Lexoni: Jack Ma: “Përse njerëzit janë një hap përpara makinerive dhe robotëve?”

“Kjo konferencë në Detroit zhvillohet për të shpallur zyrtarisht fillimin e punës drejt qëllimit tonë për hapjen e 1 milionë vendeve të punës në SHBA.” tha ai.
Alibaba thotë që i krijon vendet e punës, duke nxitur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të regjistrohen në platformat e saj. Kur këto sipërmarrje fillojnë të shesin nëpërmjet rrjetit të bizneseve të Alibaba, besohet që fillojnë të punësohen më shumë njerëz, të cilëve u ofrohen edhe rritje në pagë.

Gjigandi i teknologjisë Michael Evans pohoi se Alibaba ka mundësi të shkojë drejt qëllimit të tij final, sepse ai tashmë ka krijuar 30 milionë vende punë në Kinë, bazuar në një raport të Boston Consulting Group. “Ne mendojmë që është ambicioz, por mendojmë që është një ambicie e arritshme.”- tha ai.

Pas 18 vitesh në Kinë, Alibaba ka rreth 11 millionë biznese të vogla dhe të mesme në platformën e tij dhe ka krijuar 30 milionë vende pune, – tha Evans.

“Ato u krijuan nga biznese që aktualisht janë në rritje, të cilat zgjodhën të shisnin virtualisht online, në vend që thjesht të shisnin produktet e tyre në komunitetin që i rrethon,”shpjegoi ai. “Ne nuk besojmë që duhet të ketë ndonjë ndryshim për bizneset e vogla dhe të mesme të SHBA-së, që të bëhen pjesë e platformës sonë.”
Në të ardhmen, një pjesë e madhe e strategjisë së globalizimit të Alibaba është të lejojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të SHBA të fillojnë të shesin në tregun aziatik, jashtë Kinës – theksoi Evans.

“Vizioni largpamës i Jack-ut, është të lidhë miliona të këtyre ndërmarrjeve me tregje të reja konsumatorësh,”- tha ai.

Gjatë seancës Q&A, Ma theksoi gjithashtu se Alibaba është më shumë i interesuar në shitjen e bizneseve të vogla botërore në Kinë, sesa në shitjen e produkteve të Alibaba në Amerikë. Alibaba nuk është i shqetësuar për madhësinë e markës së tij, sepse shqetësimi i tij kryesor është se si po performojnë bizneset në platformën e tij dhe a janë të kënaqur konsumatorët.

“Ne nuk na intereson fakti që Alibaba ka një markë të madhe,” tha Ma.

“Ne shpresojmë që bizneset e vogla, të kenë një markë të madhe nëpërmjet internetit.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme