“Alphabet” me rritje enorme të të hyrave

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:29 | Nga

“Alphabet”, kompania pronare e Google-it, ka shpalosur raportet financiare për tremujorin e parë të vitit 2018. Për tre muaj kjo kompani pati 26 për qind më shumë të hyra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kompania për tre muaj pati të hyra prej 31.1 miliardë dollarësh, në krahasim me 24.7 miliardë dollarë sa ishte vitin e shkuar.

Të hyrat kryesore erdhën nga biznesi reklamues i Google-it, që i solli “Alphabetit” 26.6 miliardë dollarë.

Të hyrat neto ishin 9.4 miliardë dollarë, nga 5.4 sa ishin vitin e shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme