Amazon teston shpërndarjen e produkteve me dronë

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 00:51 | Nga

Kompania “Amazon” po i afrohet realitetit të shpërndarjes me dronë të produkteve të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Në bashkëpunim me autoritetet e aviacionit civil të Mbretërisë së Bashkuar (CAA), Amazon po punon për shpërndarjen në vijë ajrore të produkteve të porositura duke arritur edhe në zonat periferike rurale pa hasur pengesa, madje me dronë automatikë të kontrolluar vetëm nga një person i vetëm.

“Përdorimi i dronëve të vegjël për shpërndarjen e paketave, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorit dhe do të mund t’i bëjnë ballë kërkesave gjithnjë në rritje ndaj produkteve tona”, ka thënë Paul Misener, zëri president i “Amazon”.

Nëntorin e kaluar, “Amazon” prezantoi dronët të cilët u testuan për një shpërndarje në një largësi prej 24 kilometrash për një kohë prej 30 minutash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme