Amazoni kërkon falje, gabimisht kishte mohuar se shoferët e tij detyrohen të urinojnë në shishe

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Amazoni i ka kërkuar falje një politikani amerikan për mohimin e rrejshëm se shoferët e kompanisë, nganjëherë, janë të detyruar të urinojnë në shishe plastike.

Mark Pocan, një politikan demokrat nga Wisconsin, kishte deklaruar në Twitter se Amazoni “po i detyronte punëtorët që të urinonin në shishe plastike”. Shpejtë kishte reaguar llogaria e Amazonit po në Twitter ku kishte shkruar se “nëse kjo do të ndodhte, askush nuk do të punonte për ta”.

Mirëpo tani kompania ka kërkuar falje pasi dolën prova se shoferëve vërtetë u duhet të urinojnë në shishe.

“Ne i detyrohemi një kërkim-falje politikanit Pocan”, thuhet në një deklaratë për media të Amazonit.

“Reagimi ynë ishte e pasaktë. Ai nuk parashikonte numrin e madh të shoferëve që kemi dhe në vend të kësaj u përqendrua gabimisht vetëm në qendrat tona të përmbushjes”, thuhet në kërkimfalje. Sipas Amazonit, qendrat e përmbushjes kanë dhjetëra tualete të cilat punëtorët mund t’i përdorin në çdo kohë.

Të ngjashme