Amerikani i parë që udhëtoi në hapësirë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 maj 1961, zhvilluan programin e quajtur Merkuri, ku Alan Shepard bëhet amerikani i parë që udhëton në hapësirë, pas vetëm dy vjetësh kur ishte bërë astronaut.

Ai kreu një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar një rrotullim jo të plotë përreth Tokës me kapsulën, të cilin e pagëzoi Freedom 7.

Dërgimi për herë të parë të një astronauti të SHBA-së në hapësirë ndodhi më pak se katër vjet pasi Bashkimi Sovjetik filloi garën në hapësirë duke lansuar satelitin e parë artificial të njerëzimit.

Lansimi i Sputnik tronditi Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin frikë nga një hendek teknologjik me rivalin Bashkimin Sovjetik dhe filluan të rindërtojnë shkencën dhe arsimin inxhinierik të vendit, ku një vit më vonë edhe krijuan agjencinë amerikane të hapësirës NASA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme