Android Pie në 10% të pajisjeve pas tetë muajsh

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Për më shumë se gjysmë viti, Google nuk i ka publikuar rezultatet e instalimit të versionit më aktual të Androidit, por tani më në fund kemi informacione që Android Pie po arrin rezultate më të mira se paraardhësit e tij, raporton Engadget.

Statistikat e azhurnuara tregojnë se Pie i ka 10.4 për qind të përdoruesve aktivë pas tetë muajve të lansimit. Megjithëse kjo nuk duket si ndonjë arritje, versioneve Oreo dhe Nougat iu deshën mbi dhjetë muaj për ta arritur një bazë përdoruesish prej 10 për qind.

Image

Statistikat e fundit gjithashtu tregojnë se Google ka arritur rezultate të konsiderueshme në përpjekjet për t’i zhvendosur përdoruesit nga versionet jashtëzakonisht të vjetruara të Android në versionet më të reja. Oreo është ende versioni më i popullarizuar i Androidit, i cili e ka arritur një rritje në 28.3 përqind të mbulueshmërisë së tregut, ndërsa Nougat ka pasur rënie dhe tani mban 19.2 përqind të tregut, shkruan KOHA Ditore.

Nuk do të duhej të presim informata të shpeshta në lidhje me përparimin e kalimit në Android Pie. Google ka pushuar së ofruari informacione mujore për publikun në lidhje me pranueshmërinë e platformës së saj dhe pritet që këto informacione të jenë në dispozicion një herë në tre muaj. Megjithatë, në raporte pritet më shumë kontekst, kështu që do të jetë më e qartë se pse një version i caktuar i Androidit është i popullarizuar apo nuk është.

Të ngjashme