Android Wear 2.0 lansohet në shkurt!

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 09:22 | Nga

Sipas një njoftimi të ri që Google ka shpërndarë për zhvilluesit e programeve të tyre, versioni i ri i sistemit operativ për orët ‘smart’, Android Wear 2.0, do të lansohet në shkurt.

Në këtë njoftim, Google ka deklaruar se Android Wear 2.0 do të vijë në ditët e para të shkurtit.

Kompania poashtu do të lansoj dy orë të reja ‘smart’ së bashku me versionin e ri të Android Wear. Megjithatë, detajet e këtyre pajisjeve ende nuk janë bërë të ditura.

Google nuk ka dhënë datë të saktë të lansimit të Android Wear 2.0. Kështu, mbetet të presim informata të reja në javët e ardhshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme