“Anijet fluturojnë mbi kokën time në ‘Times Square’”

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 10:57 | Nga

Realiteti i avancuar (AR) – shtimi i një mbishtrese digjitale në një imazh të botës reale – u jep mundësi artistëve dhe galerive të krijojnë vepra arti dhe ekspozita më interaktive, duke ofruar eksperienca më emocionuese dhe duke arritur audienca të reja.

Por derisa kufjet AR të bëhen të përhapura – dhe në modë – a do të mbetet kjo një teknologji specifike?

Imagjinoni ta mbani telefonin tuaj celular para pikturës së Pablo Picassos “Gruaja me kapelë të gjelbër” dhe ta shihni portretin të shndërrohet në një foto të muzës që e frymëzoi pikturën.

Ose ta admironi një nga shumë pikturat e famshme të Claude Monet për zambakët e ujit, vetëm për ta parë pikturën të shndërrohet në video-pamje të një kopshti me lule të artistit në Giverny, frymëzim ky për këtë seri të pikturave.

Kjo është mënyra se si vizitorët në Muzeun Albertina të Vjenës mund ta përjetojnë ekspozitën aktuale për Monet dhe Picasso – The Batliner Collection.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme