AOC sjell monitorin e ri 4K IPS për profesionistët

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

AOC e ka prezantuar monitorin e ri U2790PQU, i cili është dizajnuar posaçërisht për përdoruesit profesionistë. Ky ekran 27-inçësh e ka një panel 10-bitësh IPS me rezolucion prej 3840×2160 pikselësh (4K) çfarë e preferojnë krijuesit e përmbajtjeve dhe profesionistët të cilët kanë nevojë për më shumë hapësirë për punë, raporton Guru3D.

AOC U2790PQU e ka një shtresë harmonike të ngjyrës metalike argjendi, korniza të holla prej tre milimetra, mbajtës ergonomik (lartësi të konfigurueshme deri në 130mm, si dhe anueshmëri), shkruan KOHA Ditore.

Image

Sa u përket porteve, U2790PQU e ka një port HDMI 2.0, një HDMI 1.4 dhe një DisplayPort 1.2. Ofrohet edhe një hub USB 3.0 me 2 porte. Për zë janë përgjegjës dy altoparlantë prej 2W, të cilat janë integruar në monitor.

AOC U2790PQU do të jetë në dispozicion nga korriku me një çmim prej 299 funtesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme