Aplikacionet më të mira për skanimin e dokumenteve

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 18:19 | Nga

Me krijimin e telefonave të zgjuar, janë zhvilluar edhe aplikacione për skanimin e dokumenteve në iOS dhe Android. Këto aplikacione do të jenë në dispozicion kur juve,ju duhet të skanoni disa dokumente fizike dhe ti konvertoni ato në PDF ose në ndonjë format tjetër direkt nga telefonin juaj.

Më poshtë janë disa nga aplikacionet më të preferuara për skanimin e dokumenteve:

1.GOOGLE Drive (Android)

Është një softuar ideal për skanimin e dokumenteve, skicave duke marrë kështu edhe shënime. Google ofron një funksion për të skanim dokumentesh nëpërmjet telefonatave Android dhe kryejnë OCR mbi to. Megjithatë, tipari skan nuk funksionon me pajisjet IOS, por vetëm në ato Android. Google Drive është ende një softuer ideal për të ruajtur dhe organizuar fotografitë e dokumenteve që mund të konvertohet më vonë. Ky tipar është lirisht në dispozicion në Android. Të gjitha dokumentet e skanuar mund të ruhen në mënyrë të sigurt dhe të organizuar mjeshtërisht në llogarinë Google Drive për përdorim të mëvonshëm.

google-drive

2. Camm skaner (Android, IOS)

Mjaft i lehtë për t’u përdorur si një aplikacion në celular. CamScanner është një aplikacion i njohur për Android dhe iOS që kryen OCR dhe konverton dokumentet në PDF. Detajet e vogla  si shumën, datën dhe kohën mund ta shikoni në mënyrë efektive nga faturat fizike, organizuar mjeshtërisht për përdorim të mëvonshëm.

camscanner-640x567

3. Scannable by evernote(iOS)

Për përdoruesit e iOS, Evernote Scannable mund të jetë alternativa më e mirë për të analizuar dhe për të kryer OCR në dokumente të bazuara në letër, skica, kartat e biznesit, raporteve, dhe faturat te dosjes duke i organizuar ato në llogarinë e tyre. Aplikacioni automatikisht njeh rajonin e tekstit dhe skanon dokumentin me një trokitje të lehtë në ekran. Aplikacioni gjithashtu i lejon përdoruesit për të ndarë dokumentet e skanuara në aplikacione të tjera.

scannable-640x496

4. Scanbot(Anroid,iOS)

U jep përdoruesve këshilla në ekran se si të vendosin dokumentin dhe më pas kap imazhin. Reagimet në ekran jo vetëm sigurojnë që përdoruesit e rinj të kënë më të lehtë për të kthyer dokumentet, por gjithashtu skanon me një cilësi të lartë. Aplikacioni njeh automatikisht kur një faqe e re është vendosur dhe skanon dokumentin.

scanbot-640x568

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme