Aplikacioni Shazam në pajisjet me Android i njeh këngët që i lëshoni në kufje

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Aplikacioni Shazam është gjithsesi i dobishëm meqë ndihmon në identifikimin e këngëve dhe teksteve të tyre, ndërsa problemi ishte se nuk mund ta kryejë punën e vet nëse përdorni kufje. Megjithatë, këtij problemi i ka ardhur fundi.

Dihet se duhej të përdornit altoparlantë të brendshëm, ose ta gjeni një mënyrë tjetër për ta ridrejtuar zërin në mikrofon të smartphoneit ose tabletit me qëllim që Shazam të funksionojë, por kjo ka ndryshuar falë një tipari të ri të quajtur Pop-up Shazam, i cili është pjesë e versionit më të ri të aplikacionit të dedikuar për pajisjet me sistem operativ Android, dhe i cili e njeh tingullin që lëshohet përmes kufjeve derisa Shazam punon në prapavijë.

Kur e identifikoni muzikën në këtë mënyrë, Pop-up Shazam shfaqet në formën e një chati pluskues në interfejsin e pajisjes apo mbi përmbajtjen aktuale në ekran. Gjithashtu, kur e identifikon këngën, Pop-up Shazam gjithashtu mund ta shfaqë edhe tekstin e saj. Ky funksion aktivizohet në seksionin Settings.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme