Apple aplikacion për monitorimin e astmës te fëmijët

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti teknologjik Apple vazhdon të tregojë interes në sektorin e shëndetësisë, sipas raportimit nga CNBC, që thekson se kompania ka blerë aplikacionin ”Tueo Health”, një sistem i cili do të ndihmojë prindërit të monitorojnë simptomat e sëmundjes së astmës kur fëmijët flenë.

”Tueo Health” po punon në zhvillimin e një aplikacioni smartphone që verifikohet me anë të sensorëve të frymëmarrjes, transmeton ATSH njoftimin e ANSA-s.

Aplikacioni është projektuar për të dërguar paralajmërime për prindërit nëse frymëmarrja e foshnjave të tyre ndryshon gjatë gjumit.

Blerja e këtij aplikacioni është vetëm sinjali më i fundit i përqendrimit të Apple në kujdesin shëndetësor.

Për shembull, kompania ka rritur shanset për monitorimin e shëndetit në orët Apple duke monitoruar shëndetin me anë të elektrokardiogramës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme