Apple bëhet kompania e parë në botë me vlerë tre trilionëshe

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Apple ka regjistruar një të arritur tjetër të jashtëzakonshme.

Prodhuesi i iPhone ka arritur vlerën në treg prej tre trilionë dollarëve gjatë së hënës, duke u bërë kompania e parë që vlen aq.

Aksionet e Apple kanë shënuar rritje prej tre përqind, në një nivel të ri historik prej 182.88 dollarë për aksion, duke tejkaluar vlerën 182.82.

Vlera e tregut të Apple për herë të parë kaloi vlerën prej një trilion dollarëve në gusht të 2018-ës dhe prej 2 trilionëve në gusht të 2020-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme