Apple dëshiron që iPhone të bëhet kamerë nënujore

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Tani është e mundur ta përdorim iPhonein për të krijuar foto nënujore ndërsa gjeneratat e reja të pajisjes vijnë me certifikatë IP68 e cila ua mundëson pronarëve të telefonave që ta fusin pajisjen në ujë pa frikë nga dëmtimi, raporton Softpedia.

Sipas të gjitha gjasave, certifikata IP68 është pikërisht një nga hapat që Apple i mendon në procesin e përmirësimit të përvojës së përdorimit të iPhoneit në ujë. Kompania nga Kupertino dëshiron ta përmirësojë cilësinë e fotografive të krijuara me telefon gjatë notit dhe zhytjes, dhe kjo shpjegohet në patentën e zbuluar kohët e fundit.

Apple dëshiron ta pajisë iPhonein me një sërë sensorësh, të cilat do të shërbenin për t’i përcaktuar cilësimet e duhura për krijimin e fotografive më të mira nënujore. Këta sensorë mund ta masin dritën në ujë, të kalojnë në mes të ngjyrave, thellësisë, presionit dhe largësisë nga subjekti.

Me fjalë të tjera, nëse doni të fotografoni peshq ose korale, iPhone do t’i përcaktojë me saktësi konfigurimet e nevojshme për foton, të gjitha bazuar në algoritmet që mbledhin informacione nga sensorët e sipërpërmendur, shkruan KOHA Ditore.

Si gjithmonë, kur është fjala për patentat, nuk është e sigurt se teknologjia e përshkruar do të hyjë ndonjëherë në prodhim masiv, por gjithsesi e siguron një pasqyrë të mirë në vizionin e Apple kur bëhet fjalë për mundësitë e ardhshme të kamerave në pajisjet e iPhone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme