Apple i ka borxh miliarda dollarë Qualcommit

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Qualcommi tha në gjykatë se Apple i ka borxh 7 miliardë dollarë për licencimin e patentave për iPhone.

Dy kompanitë kanë hyrë në një betejë ligjore ku Apple akuzon Qualcommin për praktika të pandershme licencimi.

Qualcommi, prodhuesi më i madh në botë i procesorëve, akuzon Applen për shkelje patentash.

Deklaratat e Qualcommit erdhën gjatë një seance në gjykatën federale të San Diegos.

Apple thotë se Qualcommi ka kërkuar të paguajë dy herë të njëjtat patenta, një herë kur blen procesorët e kompanisë për iPhone dhe një herë në formë pagese patentash.

Qualcommi argumenton se praktikat që ndjekë janë të ligjshme dhe Apple kërkon të shkatërrojë modelin e biznesit të Qualcommit pasi prej vitesh kishte rënë dakord.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme