Apple konfirmon një defekt me baterinë e iPhone 6S, premton riparimin falas

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 14:35 | Nga

Apple do të zëvendësojë bateritë e disa modeleve iPhone 6S falas pas zbulimit të një problemi në telefonin më të mirë të kompanisë për 2015-tën.

Gjiganti amerikan i elektronikës lançoi një fushatë riparimi falas për iPhone 6S-të të prodhuara përgjatë periudhës Shtator-Tetor 2015.

Në një dokument zyrtar Apple konfirmoi se një numër i vogël iPhone 6S përjetonin një fikje të papritur. Në të njëjtën kohë kompania po ofron rimbursim për ata që kanë paguar në riparimin e këtij defekti.

Kjo fushatë vjen pak ditë pasi Apple konfirmoi një tjetër problem me iPhone 6 Plus. Ky i fundit vuante nga “sëmundja e prekje” kur ekrani me kalimin e kohës bëhej i pareagueshëm. Apple tha se riparimi në këtë rast kushton 150 dollar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme