Apple konfirmon se po krijon vetura vetëvozitëse

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:39 | Nga

Apple që njihet më së shumti për laptopë dhe telefona celularë, ka pranuar për herë të parë se është duke punuar në teknologjinë e zhvillimit të veturave vetë-vozitëse.

Kompania, për të cilën në dy vitet e fundit është spekuluar se është e interesuar të depërtojë në tregun e automjeteve, e ka konfirmuar iniciativën e fshehtë në një deklaratë drejtuar Rregullatorit Amerikan të Transportit, njofton Telegrafi.

“Kompania po investon shumë në studimin e makinave dhe automatizimin dhe është e entuziazmuar rreth potencialit të sistemeve automatike në shumë fusha duke përfshirë edhe transportin”, thuhet mes tjerash në letrën e drejtorit për integritet të produktit te Apple, Steve Kenner, drejtuar Administratës Kombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor (NHTSA).

Në letër nuk janë dhënë detaje të projektit, pos që është theksuar se shoqëria do të përfitonte shumë nga veturat e automatizuara – që është përshkruar si një teknologji që do të shpëtojë jetë duke parandaluar miliona aksidente komunikacioni dhe mijëra përfundime fatale çdo vit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme