Apple mbyll të gjitha dyqanet jashtë Kinës shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti amerikan për prodhimin e pajisjeve teknologjike, Apple, ka njoftuar se do t’i mbyllë të gjitha dyqanet që ndodhen jashtë Kinës për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Masa e re është pjesë e një plani më të gjerë për t’i mbrojtur punëtorët nga virusi Covid-19, shkruan “Independent”.

Përpos mbylljes së dyqaneve, kompania do të kërkojë nga punëtorët që të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi.

Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se punëtorët do të paguhen si zakonisht, ndërsa do të ofrohen edhe pushime të zgjatura për punëtorët që kanë probleme që lidhen me virusin e ri, siç është kujdesi për personat e afërt.

Tim Cook njoftoi se klientët e kompanisë do të kenë mundësi të blejnë pajisje përmes dyqaneve “online”, sepse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme