Apple më 25 mars jep detaje për shërbimet e reja

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Apple ka njoftuar se do të mbajë një event më 25 mars në Kaliforni.

Fokusi i plotë i eventit pritet të jetë shërbimi i ardhshëm online i kompanisë. Pritet një shërbim i transmetimit të videove, që do të shfaqet si kanal i Apple-it.

Një tjetër gjë në të cilën pritet të ketë fokus eventi është “Apple News”, ku përdoruesit mund të kenë qasje nëpër përmbajtjet e gazetave më të mëdha botërore.

Priten edhe detaje për AirPods2, AirPower dhe gjeneratën e pestë të iPadit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme