“Apple” ndërron falas bateritë e IPhone 6s

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 08:55 | Nga

Gjiganti amerikan “Apple” njoftoi se do të zëvendësojë falas bateritë e modelit të iPhone 6s, të cilët fiken pasi të mbushen, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kompanisë.

“Apple” ka gjetur se shumë pak pajisje iPhone 6s mund të fiken papritur. Ky problem nuk është një kërcënim i sigurisë dhe i referohet pajisjes me numër të kufizuar serik, të cilat janë shitur mes muajit shtator dhe tetor 2015, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Kompania informon përdoruesit se në qoftë se kanë probleme të ngjashme me smartphonët e tyre 6s iPhone, duhet të kontaktojnë dyqanet e autorizuara apo të qendrave të shërbimit të autorizuar nga “Apple”.

Punonjësit do të krahasojnë numrat serikë dhe të përcaktojë nëse duhet të ndërrohet bateria e tyre falas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme