Apple planifikon të shesë 100 milionë iPhone 7 deri në fundvit

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 13:31 | Nga

Apple do të lansojë sot në treg iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe si duket pajisjet do të jenë të mangëta në sasi për shkak se shumica e tyra janë para-porositur.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple është duke planifikuar të shes rreth 100 milionë njësi të iPhone deri në fund të vitit.

“Apple ka për synim të prodhojë rreth 100 milionë njësi të iPhone 7 deri në fund të 2016, më shumë se parashikimet e mëhershme që predikonin se kompania do të prodhojë 80 deri në 85 milionë njësi.” – thonë burimet e Digitimes.

Kompania tashmë ka rritur kërkesën për procesorët A10 dhe komponentët tjerë. Kërkesa për pjesët e iPhone 7 është më e madhe se sa është kalkuluar më herët.

iPhone 7 pritet të shitet shpejt pas lansimit të sotëm, ndërkohë që iPhone 7 Plus nuk do të jetë i gatshëm për blerje pasi që tashmë është shitur plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme