Apple po përdor pjesë më të lira të baterisë për të mbuluar çmimin e 5G

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të çmimit të rritur të përfshirjes së harduerit për 5G në serinë e re të iPhone 12, Apple po përpiqet të përdorë komponentë më të lirë në pjesë tjera, sipas MacRumors.

Besohet se zvogëlimi i shpenzimeve më së shumti do të bëhet me anë të lirimit të teknologjisë së baterisë. Thuhet se Apple po redukton numrin e shtresave në tabelën e baterisë dhe po i vendos kompetentet e qelizave në një vend më të vogël.

Kjo do të rezultojë në një tabelë të baterisë e cila është prej 40 deri 50 për qind më e lirë se sa bateria e iPhone 11, transmeton KOHA.

Apple gjithashtu ka thënë se po zvogëlon çmimin e baterive edhe për gjeneratën e tretë të AirPods vitin e ardhshëm dukë i zëvendësuar me një paketë të ngjashme me atë që përdoret në AirPods Pro.

Këto ndryshime nuk janë vetëm për të mundësuar harduerin për 5G. Edhe shtimi i teknologjisë së valëve milimetrike në iPhone do t’i kushtojë Apple prej 125 deri 135 dollarë për njësi.

iPhonat e sivjetme pritet të dalin në tetor, disa javë më vonë se zakonisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme