Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 10:06 | Nga

Tani Apple do të ndihmojë në kapjen e atyre që mund ta marrin një telefon të tillë me forcë, me anë të një teknologjie të re smart të përdorur në smartphone e rinj që do të ndërtojë vitin tjetër. Teknolgjia është diçka që nuk mund ta presim ta ketë iPhone 7, pasi Apple sapo ka marrë patentën e saj në sistemin anti-vjedhje të celularëve që ajo prodhon.

Metoda përfshin përdorimin e një identifikuesit të gjurmëve të gishtërinjve nga ku mund të zbulohet identiteti i të gjithë atyre që kanë përdorur të paktën njëherë celularin. Gjithashtu ekziston edhe një opsion për kamerën e cila mund të ndizet në mënyrë automatike për të kapur foto të përdoruesit gjatë kohës që tentativa e tij për të hapur iPhonë dështon disa herë. Mendohet se cilësisë së re do ti shtohen edhe opsionet e identifikimit të vend ndodhjes, shpejtësisë së lëvizjes etj.

Por nëse të dhënat e regjistruara do të ruhen dhe kontrollohen në distancë, kjo do të sjellë shqetësime të tjera në lidhje me piraterinë e celularëve që mund të rritet akoma më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme