Arsyeja se pse po ju ndalet Iphone-i në ditë të ftohta

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 12:50 | Nga

Me siguri e keni përdorur telefonin jashtë gjatë këtyre ditëve edhe kur temperaturat janë regjistruar nën zero?

Edhe kur ka pasur më pak se 30% bateri?

Është gjëja më e keqe përdorimi në këtë situatë, megjithatë nuk jeni vetëm.

Ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë vazhdimisht këtë. Megjithatë, duhet ta dini se ka një arsye pse bateria e telefonit bie menjëherë në të ftohtë, shkruan Class.

iPhone-t përdorin një lloj baterie që quhet Lithium-Ion, e cila gjendet në pajisjet me bateri të rikarikueshme.

Sipas Battery Universe, temperaturat e ulëta “rritin rezistencën e brendshme dhe zvogëlojnë kapacitetin” e një baterie Lithium-Ion.

Apple thotë se telefonat iPhone punojnë më mirë kur temperaturat variojnë nga zero në 35 gradë celsius.

Kështu, nëse do që ta ruash baterinë më gjatë, evitoje përdorimin e iPhone në motin e ftohtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme