Audi e-Tron GTR, pasardhës i R8-shit

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Sipas informacioneve më të fundit, Audi R8 do të bëhet me pasardhës në version sportiv elektrik.

Këto thuhen në mediet britanike, të cilat thonë se modeli i ardhshëm do të quhet e-Tron GTR.

Gjithashtu, thuhet se e-Tron GTR pritet të ketë platformën J1 të Porsches si dhe se do të ketë tri motorë elektrikë në total me 650 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Me vetëm një mbushje të baterisë prej 95 kWh, e-Tron GTR pritet të kalojë deri në 500 kilometra.

Audi e-Tron GTR, po ashtu, përshpejtimin nga 0 deri në 100 kilometra në orë do ta zgjasë pak më shumë se dy sekonda. Përmendet edhe se bateria do të mund të mbushet me Wireless, si dhe se do të ketë shasinë nga alumini.

Sa i përket tregut, e-Tron GTR pritet të dalë në treg gjatë vitit 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme