Audi lidh veturat me semafora, arsyeja për ta arritur dritën e gjelbër

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi, kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt, duke filluar nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër, duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington.

Projekti pritet të përfundojë deri në vitin 2020, shkruan Autobild.

Të ngjashme