Bashkëthemeluesi i WhatsApp-it ka një mesazh: Fshijeni Facebook-un

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 15:58 | Nga

Bashkëthemeluesi i platformës për komunikim online, Whats App, Brian Acton, ka një mesazh për të gjithë përdoruesit e Facebook-ut.

Ai po kërkon që ata heqin dorë nga komunikimi në Facebook dhe ta shlyejnë fare atë.

Në një cicërim në Twitter të martën, Acton i është bashkuara zërave të shumë që po kërkojnë shlyerjen e rrjetit social.

Këshilla e tij për të ndaluar së përdoruri shërbimet e kësaj platforme është tejet e rëndësishme kur dihet se tashmë Facebook është pronar edhe i Whats App-it.

Lëvizja “Delete Facebook” është duke u rritur pasi doli në shesh skandali i të dhënave të 50 milionë njerëzve të cilat u përdorën nga firma Cambridge Analytica pa dijeninë e tyre.

Facebook është nën thumbin e kritikave të publikut dhe politikanëve në SHBA e Britani të Madhe rreth politikave të tyre të sigurisë së të dhënave të klientëve.

Facebook ka humbur edhe vlerë në treg – vetëm javën e fundit rreth 50 miliardë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme