BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian miratoi një mjet të ri ligjor për të ndëshkuar ata që gjenden përgjegjës për sulme kibernetike në vendet anëtare të bllokut, si dhe në vendet e treta dhe në organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Financave të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, e miratuan regjimin e sanksioneve që i mundëson bllokut 28-anëtarësh të ngrijë asete dhe të vendosë ndalesa udhëtimi për individët, kompanitë dhe organet shtetërore jashtë bllokut, që janë të përfshira në sulme kibernetike shkruan REL.

“Korniza i mundëson BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike”, thuhet në deklaratën e ministrave.

Sipas së njëjtës, sanksionet do të merren parasysh nëse një sulm kibernetik ka “ndikim të rëndësishëm” në cakun e tij.

Zyrtarët evropianë janë në gjendje gatishmërie për të minuar çdo përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 23-26 maj, përmes fushatave të dezinformimit apo sulmeve kibernetike.

Zyrtarët e kanë akuzuar Rusinë për disa fushata piraterimi kundër Perëndimit, por Moska e ka mohuar përfshirjen në to. /Telegrafi/

Të ngjashme