Bentley elektrik deri në vitin 2030

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për t’u bërë tërësisht elektrik deri në 2030.

Para tyre, kompania do të ofrojë të gjitha modelet e saj në versione hibride ose me bateri elektrike deri në 2026.

Bentley në pronësinë e Volkswagenit, po ashtu synon të ♪5lirohet tërësisht nga karboni në prodhim, brenda një dekade. Makinat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet dhe shitjet janë trefishuar në Britaninë e Madhe këtë vit. Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100 vjeçare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për makinat luksoze – tha shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark, transmeton TCH.

Punonjësit në teknologjinë e brendshme të motorëve me djegie do të trajnohen për pozicione të tjera ndërsa kompania do të kalojë tërësisht tek makinat me bateri elektrike.

Bentley, e famshme për motorët e tij gjigantë me 12 cilindra, tani do të bëhet një nga liderët e industrisë së makinave në respektimin e ambientit. Volkswagen, pronari gjerman i Bentley, po investon miliarda euro në teknologjinë e makinave elektrike. Në qershor, Bentley njoftoi se do të shkurtonte 1 mijë vende pune për të reduktuar koston edhe pse kjo nuk është realizuar ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme