Beqaj: Gjirafa50 lider në sektorin e teknologjisë

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë se Ndërmarrësisë dhe Inovacionit Besim Beqaj, përmes një publikimi në Facebook është  shprehur i lumtur me të arriturat e Gjirafa50, shkruan EkonomiaOnline.

” Kënaqësi të shohësh rritjen e shumëfishtë të Gjirafa50 , që nga vizita ime e fundit. Më shumë të rinj dhe të reja të punësuar, më shumë inovacione dhe avancime teknologjike, më shumë projekte dhe investime”

Beqaj tutje ka thënë se Gjirafa mbetet lider i sektorit të tekonlogjisë në Ballkan duke i përgezuar për investimin prej 6.7 milionë dollar të Serie B nga Rockëay Capital.

“Sot erdha për të përgëzuar Mergim Cahani dhe ekipin e Gjirafa për investimin prej 6.7 milionë dollarë të Serie B nga Rockaëay Capital. Me këtë rast takova edhe z. Zabrodsky, partneri investitor i Rockaëay Capital.

Gjirafa mbetet lider i sektorit të teknologjisë në Ballkan, duke marrë investime rekord në fushën e ekonomisë dixhitale. Përgëzoj Gjirafën për këtë sukses të radhës duke i garantuar përkrahje institucionale atyre dhe gjithë sektorit”.

Të ngjashme